Leotrim Kryeziu bëhet me skuadër të re

Leotrim Kryeziu bëhet me skuadër të re

Sport August 21, 2019 - 14:57

Sulmuesi i Kosovës, Leotrim Kryeziu ka ndryshuar skuadër. Tashmë futbollisti në fjalë është huazuar te skuadra e Chiassos në Ligën e Dytë zvicerane.

Kryeziu është futbollist i Luganos në elitën e futbollit zviceran dhe është transferuar te kjo skuadër një vit më parë nga Drita e Gjilanit.

Lajmi është konfirmuar nga vetë futbollisti në rrjetet sociale.

“Ju njoftoj qe sot me 21.08.2019 dhe zyrtarisht kam mbyllur transferin time tek klubi i Chiasso(Challenge League)si huazim 1 vjeqar nga klubi im Lugano.

Me kete ne radh te pare dua te faliminderoj klubin e Luganos per kete mundsi, gjith ata qe me mbeshteten dhe mundsuan kalimin time te Chiasso gjithashtu dhe klubin time te ri Chiasso per besimin e dhen.

Shpresoj dhe besoj qe do te ndihmoj klubin me kontributin time qe te gjindemi sa me lart ne Challenge League”, ka shkruar Leutrim Kryeziu.

Image