Kuzhinieri i nxjerr të palarat: Dembele bën jetë të çrregullt, po e shkatërron shoqëria e keqe

Kuzhinieri i nxjerr të palarat: Dembele bën jetë të çrregullt, po e shkatërron shoqëria e keqe

Sport August 21, 2019 - 15:13

Ousmane Dembele nuk bën një jetë të rregullt, të udhëhequr nga disiplina që kërkon sporti në nivelin më të lartë. Kjo është, të paktën, ajo që zbulon një nga ishkuzhinierët e tij, Mickael Naya, i cili thekson se shoqëria e keqe dhe paratë ndikojnë negativisht tek ylli i Barçës:

"Ousmane është një djalë i mirë, por nuk e ka jetën e tij në duar. Ai jeton vazhdimisht me xhaxhain dhe mikun e tij më të mirë, i cili nuk guxon t'i thotë asgjë. Ousmane dhe rrethi i tij i thonë vetes se, në çdo rast, ai do të kritikohet, pavarësisht se çfarë ndodh. Pra, ata nuk e vrasin shumë mendjen në këtë drejtim. Janë të pasur dhe nuk iu interesojnë gjërat që bën Dembele", - komenton Naya për gazetën franceze “Le Parisien”.

Kuzhinieri insiston se me të, performanca e sulmuesit ishte më e mirë: "Ousmane bën një jetë të çrregullt. Unë kurrë nuk kam parë duke pirë alkool, por nuk respekton fare periudhat e pushimit, nuk ka asnjë strukturë të nivelit të lartë rreth tij... Unë u përpoqa për ta organizuar në ngrënie, t’i përgatisja ushqimet e duhura, të respektonte momentet e rikuperimit dhe gjithçka shkoi mirë… Përveç kësaj, kur është pa miqtë e tij, Ousmane është krejtësisht tjetër. Ai është kurioz, i hapur dhe i përqendruar". 

Dembélé konsiderohet yll futbolli, por ka humbur pikë me disa akte disiplinore te Barça, e cila është e ngopur me sjelljen joprofesionale të sulmuesit francez. Gafa e fundit e tij? Nuk u paraqit të shtunën e kaluar për teste mjekësore, që të vlerësonte shkallën e shqetësimit të tij. Ato teste u bënë të hënën dhe rezultati tregoi se kishte pësuar një çarje “brilare” në “femoris biceps” të kofshës së majtë, që do ta detyrojë atë të pushojë në pesë javët e ardhshme.