Tifozët e Zvezdës përleshen me shqiptarët në Zvicër

Tifozët e Zvezdës përleshen me shqiptarët në Zvicër

Sport August 21, 2019 - 23:06
Detajet

Tifozët e klubit serb Crvena Zvezda kanë sulmuar shqiptarët në qytetin Bern të Zvicrës, ku ata ishin mbledhur për të përcjellë ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet skuadrës serbe dhe asaj zvicerane Young Boys.

Gjatë një shëtitje në sheshin e Bernit, “Delije”, tifozët e klubit serb që njihen për krime dhe vandalizëm, kanë hedhur kanaçe të birrave në drejtim të një ndërtese në të cilën gjendeshin shqiptarët e Kosovës.

Pas një përplasjeje më të ashpër, kanë ndërhyrë policia zvicerane.