E padrejtë që Kean të krahasohet me Lukakun

E padrejtë që Kean të krahasohet me Lukakun

Sport August 23, 2019 - 08:21
Detajet

Trajneri i Evertonit, Marco Silva ka thënë se nënshkrimi i ri i klubit të tij, Moise Kean nuk duhet të krahasohet me Romelu Lukakun, transmeton zeri.info

Kean iu bashkua klubit anglez në verë nga Juventusi për rreth 30 milionë euro dhe tashmë ka tërhequr vëmendjen me dy paraqitjet e tij si zëvendësues në Angli.

Si një sulmues me fizik të fortë, ai është krahasuar me ish-sulmuesin e Evertonit, Romelu Lukaku, i cili ishte votuar si lojtari më i mirë i klubit në edicionin 2016/2017 para se të transferohej te Manchester Unitedi dhe së fundmi te Interi.

Silva ka qenë i impresionuar me paraqitjet e para të Keanit, por strategu portugez theksoi se sulmuesi i ri nuk duhet të krahasohet me askënd.

“Ju duhet të jeni të qetë dhe të mos filloni të bëni këto krahasime. Moise Kean është Moise Kean dhe Lukaku është Lukaku. Nuk ka kuptim që të bëhen këto krahasime”, deklaroi Silva.

“Ne jemi të lumtur që ai është këtu me ne dhe djaloshi është gjithashtu i lumtur që është në klubin tonë të futbollit”, shtoi ai./Zëri