Emery e ka një lajm të keq për Mustafin

Emery e ka një lajm të keq për Mustafin

Sport August 23, 2019 - 08:46
Detajet

Trajneri i Arsenalit, Unai Emeru u ka thënë mbrojtësit Shkodran Mustafi dhe mesfushorit Mohamed Elneny që të largohen nga klubi gjatë këtij muaji për të mirën e karrierës së tyre, transmeton zeri.info

Emery dëshiron që të dy futbollistët të largohen para se afati kalimtar në Evropë të përfundojë më 2 shtator.

Asnjëri prej dy futbollistëve nuk ka luajtur në dy ndeshjet e para në Premierligë këtë edicion, me Emeryn që publikisht e ka pranuar se i ka thënë Mustafit që mund të largohet.

“Ne kemi disa lojtarë, ata e dinë situatën e tyre. Për shembull, Elneny dhe Mustafi e dinë pozicionin e tyre në skuadër dhe unë me të vërtetë dua që të lojtarët të jenë të lumtur këtu, unë dua që lojtarët të jenë protagonistë këtu”, tha Emery./Zëri