Barcelona përgatit ofertë të re për Neymarin

Barcelona përgatit ofertë të re për Neymarin

Sport August 23, 2019 - 09:25
Detajet

Barcelona do të rifillojë përpjekjet për të nënshkruar me yllin e Paris Saint-Germainit, Neymar dhe për t’i dhënë fund një vere të gjatë bisedimesh, shkruan “Sport”.

Raportohet se klubi katalonjas do të bëjë një ofertë më të përmirësuar për brazilianin dhe se marrëveshja mund të kompletohet në ditët në vazhdim, transmeton zeri.info

Ndërkohë, në anën tjetër edhe Real Madridi është në ndjekje të futbollistit, me Florentino Perezin që është i vendosur ta transferojë Neymarin.

Neymar është i pakënaqur te klubi parisien dhe ka kërkuar largimin nga kryeqyteti francez gjatë kësaj vere, gjë të cilën e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e klubit.

Ylli brazilian është pjesë e Paris Saint-Germainit që prej vitit 2017, kur u transferua për 222 milionë euro nga Barcelona./Zëri