Pochettino: Nuk jemi shoqatë bamirësie

Pochettino: Nuk jemi shoqatë bamirësie

Sport August 23, 2019 - 15:34
Detajet

Club Brugge është në bisedime me Tottenhamin për të arritur një marrëveshje të mundshme me Victor Wanyaman, por Mauricio Pochettino nuk është i sigurt nëse një gjë e tillë do të ndodhë, transmeton zeri.info

“Nuk e di. Që të jem i sinqertë s’mund të them që mund apo nuk mund të ndodhë ndonjë gjë. Futbolli nuk është për të djeshmen. Është për të sotmen dhe ju duhet ta tregoni çdo ditë. Victori ishte i lënduar dhe të tjerët e treguan veten”, ka deklaruar Pochettino.

“Ne nuk jemi shoqatë bamirësie, jo në këtë rast për Victorin, por ne kemi shumë opsione për të luajtur lojtarë të ndryshëm dhe ndonjëherë lojtarët janë me fat, ndonjëherë pafat”, shtoi argjentinasi./Zëri