Ndeshje interesante në hapje të kampionatit

Ndeshje interesante në hapje të kampionatit

Sport August 23, 2019 - 16:24
Detajet

Të premten është tërhequr shorti edhe për edicionin 2019\2020 të Superligës së Kosovës në hendboll për femra. Ndeshjet e xhiros së parë të kampionatit të ri luhen më 14 e 15 shtator.

Kampioni aktual, Istogu, ndeshjen e parë e luan si mysafir i Samadrexhës, në Vushtrri. Ndeshje me rivalitet pritet të jetë ajo në mes të Kastriotit dhe Shqiponjës, që do të luhet në Ferizaj.

Edhe në ndeshjet tjera pritet hendboll i mirë. Prishtina e pret Vëllaznimin, Jusuf Gërvalla takohet me Ferizajn, kurse Drita me Vushtrrinë. Skuadrat e hendbollisteve janë mobilizuar për një kampionat të suksesshëm.