David dhe Victoria Beckham ndodhen në Mal të Zi, po shijojnë pushimet në Sveti Stefan

David dhe Victoria Beckham ndodhen në Mal të Zi, po shijojnë pushimet në Sveti Stefan

Sport August 23, 2019 - 18:07
Lexoni detajet

David dhe Victoria Beckham po kalojnë pushimet me familjen për herë të dytë në Shën Stefan. Beckhams janë të njohur për pushimet e tyre luksoze, shpesh duke u larguar nga destinacionet shumë të largëta si: Maldive dhe Turqi dhe Ishujt Kaikos.

Por familja ka udhëtuar pak më afër shtëpisë për pushimet e tyre të fundit verore, duke fluturuar pak më shumë se dy orë nga Britania e Madhe për në Mal të Zi, shkruajnë mediat malazeze, transmeton Telegrafi.

Futbollisti në pension dhe familja e tij zgjodhën destinacionin e përsosur për qëndrimin e tyre në Mal të Zi; ishulli i vogël dhe vendpushimin në hotel me pesë yje, “Aman Sveti Stefan”, i vendosur afër Budva, i cili ofron pamje mahnitëse të detit dhe intimitetit larg syrit të publikut.

David dhe Victoria Beckham (Foto: Andrew Matthews – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Duke qenë një nga destinacionet më të bukura turistike në detin Adriatik, Mali i Zi po tërheq gjithnjë e më shumë turistë, veçanërisht ata të pasur dhe të famshëm.

Image

Familja kanë vizituar bregdetin malazez me jahtin e tyre luksoz, pas disa ditësh qëndrimi në brigjet e Italisë.

Ata ishin në Mal të Zi edhe vitin e kaluar, megjithëse, sipas tabloidit britanik Daily Mail, bazuar në fotografitë e publikuara nga anëtarët e familjes në Instagram, se ata po pushonin në Kroaci. Vetëm më vonë u shfaqën shenja që ata vërtet ndodheshin në Mal të Zi.

Brooklyn Beckham ishte ai që e konfirmoi përmes një video të publikuar në Instagram, teksa ka shfaqur një nga brigjet malazeze ku familja po pushojnë aktualisht. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

ë‍ë

A post shared by bbë (@brooklynbeckham) on