Yll Hoxha në këtë mënyrë ‘kërcënon” Ismet Munishin

Yll Hoxha në këtë mënyrë ‘kërcënon” Ismet Munishin

Sport August 24, 2019 - 11:23
Detajet

Kampioni aktual Feronikeli e nisi shumë mirë kampionatin, duke e deklasuar Drenicën me rezultat 4:1 dhe me të njëjtin synim shkon edhe në Therandë.

Futbollisti prishtinas i Feronikelit, Yll Hoxha ka respekt maksimal për Ballkanin e Ismet Munishit duke e cilësuar si sfidë të vështirë, por është i sigurt se kanë forcë për ta mposhtur.

Feronikeli e Nisi shumë mirë kampionatin duke e mposhtur me rezultat 4:1 Drenicën dhe ky është një sinjal se “Nikli” është ajo skuadra e edicionit të kaluar kur doli pa shumë telashe kampione dhe e fitoi Kupën e Kosovës.

“E kemi nisur kampionatin shumë mirë duke marrë një fitore të madhe, por rruga është e gjatë. Sivjet kampionati do të jetë më interesanti i pasluftës pasi konkurrenca është shumë e fortë, pasi bien 4 skuadra dhe secila hyn maksimalisht në fushë për të marrë pikë.

Ballkani është një skuadër e fortë dhe luan futboll të mirë, sidomos në fushën e vet, po t’i shtohet edhe fakti që ka bërë shumë përforcime, atëherë do të jetë vështirë. Por unë kam besim të kualiteti i skuadrës sime dhe presim fitore”, ka thënë Yll Hoxha për gazetën “Zëri”.