Chelsea gjen fitoren e parë në Ligën Premiere

Chelsea gjen fitoren e parë në Ligën Premiere

Sport August 24, 2019 - 15:39

Chelsea ka mundur 3-2 në transfertë Norwich në javën e tretë të Premier League, duke marrë tri pikët e para në këtë kampionat.

Protagonistët e fitores së "Bluve" kanë qenë dy 20-vjeçarë: Abraham dhe Mount.

I pari ka shënuar dy gola (3' dhe 68') dhe është bërë llojtari më i ri i Chelsea-t që realizon një dygolësh në një ndeshje të Premier League pas Mark Nicholls kundër Coventry në janarin e 1998-ës, ndërsa i dyti ka realizuar golin tjetër (17').

Kjo ka qenë hera e parë që dy lojtarë anglezë 21 vjeç ose nën 21 vjeç kanë shënuar në Premier League për Chelsea-n që nga 22 gushti i 1992-shit, kur Eddi Newton dhe Graham Stuart kanë shënuar kundër Shefeld Wednesday. Ndërkohë, për vendasit kanë shënuar Cantwell (6') dhe Pukki (30'), me këtë të fundit që është surpriza e këtyre javëve të para të Premier League. Finlandezi është golashënuesi më i mirë i kampionatit me 5 gola