Superliga live: Përfundon ndeshja Drita - Flamurtari, dramë në 'Ferki Aliu'

Superliga live: Përfundon ndeshja Drita - Flamurtari, dramë në 'Ferki Aliu'

Sport August 25, 2019 - 16:34
Detajet

Adhuruesit e futbollit kosovar, sot kanë rastin t’i ndjekin dy ndeshje tejet interesante në kuadër të javës së dytë në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Zëri.info.

Drita e superpërforcuar para adhuruesve të vetë e pret Flamurtarin. Skuadra gjilanase nuk e nisi mirë kampionatin kur u mposht nga Ferizaj në fushën e vetë dhe edhe një gabim tjetër do të ishte pothuaj fatal për djemtë e Ardian Nuhiut.

Kjo është arsyeja të pritet një ndeshje e fortë dhe e pakompromisë.

Ballafaqimi tjetër që zgjon shumë kureshtje është ai ndërmjet rivalëve fqinjë, Vushtrrisë e Trepçës’89. Të dyja skuadrat synim këtë vit e kanë mbijetesën kështu që pikët assesi nuk guxojnë të humbin.

Ndeshjet fillojnë nga ora 17:00.

Drita 3:0 Flamurtari

90' Përfundon ndeshja Drita - Flamurtari. Gjilanasit marrin tre-pikëshin e parë në edicionin e ri.

85′ Festim Krasniqi (Fla) me një goditje të fuqishme nga ndërprerja, por vetëm jashtë portës.

79' GOOOL, Fidan Gërbeshi shënon golin e tretë për Dritën nga pika e bardhë.

67' Betim Haxhimusa (Drita) me një rast të jashtëzakonshëm nuk arrin të shënojë i vetëm përballë portierit të Flamurtarit.

51' GOOOL, Izair Emini shënon gol në portën e Flamurtarit pas një tollovie në zonë.

46' Nis pjesa e dytë në ndeshjen Drita - Flamurtari.

45' Përfundon pjesa e parë në Gjilan. Drita në epërsi përballë Flamurtarit me golin e Betim Haxhimusës ('5).

40' Rast i mirë për Flamurtarin përmes Egzon Krasniqit, goditja e të cilit përfundon në duart e portierit vendas.

36' Rreth 600 shikues të pranishëm në stadiumin e Gjilanit në ndeshjen mes Dritës dhe Flamurtarit.

35' Kundërsulm i rrezikshëm nga Drita, por Xhevdet Shabani nuk ia del ta konkretizojë me gol aksionin.

30' Asnjë rast konkret për Flamurtarin e Artim Shaqirit deri më tani.

27' Drita vazhdon të jetë në epërsi me golin e Haxhimusës ('5).

20' Bujar Shabani i Dritës ndëshkohet me karton të verdhë.

16' Agron Bruqi i Flamurtarit do të largohet nga loja për shkak të lëndimit, në vend të tij Fetahu.

15' Rast i mirë për Dritën, por goditja e Haxhimusës shkon pranë portës së Nikës.

5' GOOL, Betim Haxhimusa kalon në epërsi Dritën përballë Flamurtarit pas një harkimi të bukur.

1' Fillon ndeshja

Formacionet zyrtare: Drita – Flamurtari

Drita: Tolfoloski, Limani, Gerbeshi, Bersiha, Blakqori, B.Shabani, Namani, Ben.Shabani, Emini, Xh,Shabani, Haxhimusa.

Flamurtari: Nika, Kabashi, Granchov, Ilijovski, Maxhuni, Talovic, Bruqi, Isljami, Krasniqi, Zeiqir, Ademi.

Gjyqtarë: D. Caka, G. Mehmeti, B. Rama).

Vushtrria 1:1 Trepca'89

90' Përfundon ndeshja.

71' Ndeshje dramatike në 'Ferki Aliu'. Raste të njëpasnjëshme, por rezultati mbetet baras.

65' Rast i mirë për Vushtrrinë dhe 89-shin, por rezultati mbetet 1:1.

51' Ardian Muja (Tre) gjuan brenda zonës, por pret Manxholli, në tentimin e dytë topin e largon nga zona Ilir Izmaku.

46' Nis pjesa e dytë në 'Ferki Aliu'.

45' Përfundon pjesa e parë në 'Ferki Aliu'. Arb Manaj shënoi për mysafirët, derisa për vendasit barazoi Raboshta.

45' Penallti për Vushtrrinë. Maxhuni humbet penalltinë.

38' Engjëll Hoti (Tre) gjuan mirë nga goditja e dënimit, por topi përfundon vetëm jashtë portës.

33' Vushtrria ka barazuar rezultatin në 1:1 përballë mitrovicasve. Jasmir Raboshta realizon super-gol për Vushtrrinë pas asistimit të Daut Maxhunit.

26' Trepca'89 e Shpëtim Idrizit po dominon në 'Ferki Aliu'. Futbollistët vendas të demotivuar pas golit të pësuar.

19' Ardian Muja kalon 89-shin në epërsi përballë Vushtrrisë.

1' Fillon ndeshja

Formacionet zyrtare: Vushtrria – Trepca ’89

Vushtrria: Vushtrria: Manxholli, Lushaku, Izmaku, Halimi, Dragusha, Muçaj, Dervishaj, Maxhuni, Zabërgja, Lamçja, Raboshta. 

Trepca ’89: Beqiri, Wentura, Kaqiku, Statovci, Pira, Hoti, Jashari, Emini, Rusi, Arb Manaj, Muja.

Gjyqtarë: K. Vula, G. Hyseni, E. Bicaj).