Tahir Lushtaku nuk i frikësohet sistemit të ri në Superligë, pret një kampionat të vështirë

Tahir Lushtaku nuk i frikësohet sistemit të ri në Superligë, pret një kampionat të vështirë

Sport August 25, 2019 - 21:08
Detajet

Tashmë janë zhvilluar dy javë në Superligën e Kosovës në futboll, raporton Zëri.info.

Lider i renditjes tabelare është Trepça'89 me katër pikë, aq sa ka edhe Ballkani.

Drenica ka tubuar tre pikë pas dy ndeshjeve, derisa trajneri Tahir Lushtaku e vlerëson të fortë kampionatin kosovar këtë edicion.

"Skuadrat si Drita, Gjilani dhe Prishtina janë përforcuar mjaft shumë dhe kjo e bën kampionatin e vështirë", tha Lushtaku në "Arena Sportive", përcjell Zëri.info.

Duke qenë se këtë edicion bien katër skuadra në Ligën e Parë, Lushtaku nuk frikësohet.

"Sa i përket Drenicës, jemi skuadër që nuk pretendojmë shumë, por jemi stabil dhe sukseset tjera mundohemi t'i arrijmë në bazë lojës së mirë", shtoi ai./Zëri.info