Armend Dallku e zbulon 'defektin' e Feronikelit në ndeshjen kundër Ballkanit

Armend Dallku e zbulon 'defektin' e Feronikelit në ndeshjen kundër Ballkanit

Sport August 25, 2019 - 21:32
Detajet

Tashmë janë zhvilluar dy javë në Superligën e Kosovës në futboll, raporton Zëri.info.

Lider i renditjes tabelare është Trepça'89 me katër pikë, aq sa ka edhe Ballkani.

Befasinë më të madhe këtë javë e shkaktoi Ballkani duke mposhtur kampionin Feronikelin me rezultat 3:1.

Ndërkaq, futbollisti i pensionuar Armend Dallku ka gjetur problemin e 'Niklit'.

"Pas ndeshjes, trajneri Vukicevic e pranoi se futbollistët e tij duhej të vraponin në anën defanzive dhe ofanzive", tha Dallku në "Arena Sportive", përcjell Zëri.info.

"Tre golat e pësuar nga Feronikeli ishin naiv. E përgëzoj Ballkanin për një lojë të mirë", shtoi ai./Zëri.info