Lushtaku për trajnerin malazez të Feronikelit: Ndoshta ai nuk është duke e njohur kampionatin kosovar

Lushtaku për trajnerin malazez të Feronikelit: Ndoshta ai nuk është duke e njohur kampionatin kosovar

Sport August 25, 2019 - 21:35
Detajet

Tashmë janë zhvilluar dy javë në Superligën e Kosovës në futboll, raporton Zëri.info.

Lider i renditjes tabelare është Trepça'89 me katër pikë, aq sa ka edhe Ballkani.

Befasinë më të madhe këtë javë e shkaktoi Ballkani duke mposhtur kampionin Feronikelin me rezultat 3:1.

Ndërkaq, trajneri i Drenicës Tahir Lushtaku e ka komentuar këtë ndeshje. 

"Ismet Munishi është një tip temperament dhe loja e djeshme i është përshtatur atij. Ndoshta ka mundur të fitojë me rezultat më të thellë", tha Lushtaku në "Arena Sportive", përcjell Zëri.info.

"Ndoshta trajneri Vukicevic nuk është duke e njohur ligën dhe kampionatin", tha Lushtaku më tej.

"Futbollistët e Feronikelit duhej të vraponin më shumë", shtoi ai./Zëri.info