Dallku: Gjithmonë kam qenë i mirëpritur në Drenicë

Dallku: Gjithmonë kam qenë i mirëpritur në Drenicë

Sport gusht 25, 2019 - 21:49
Detajet

Tashmë janë zhvilluar dy javë në Superligën e Kosovës në futboll, raporton Zëri.info.

Lider i renditjes tabelare është Trepça'89 me katër pikë, aq sa ka edhe Ballkani.

Befasi në këtë xhiro bëri edhe Drenica e cila mposhti Llapin në Skënderaj me rezultat 3:0.

Futbollisti i pensionuar Armend Dallku e ka përgëzuar Drenicën, por edhe tifozët e skuadrës nga Skënderaji.

"Kam kaluar gjithnjë mirë në Drenicë, derisa ka pasur edhe vende ku s'jemi respektuar", tha Dallku në "Arena Sportive", përcjell Zëri.info.

"Për Drenicën s'kemi çfarë flasim, janë të vetmit me Prishtinën që nuk kanë rënë nga elita. Kanë bërë punë serioze", shtoi ai./Zëri.info