Dallku për problemin e Ferizajt: Këta njerëz e kanë fajin

Dallku për problemin e Ferizajt: Këta njerëz e kanë fajin

Sport August 25, 2019 - 22:04
Detajet

Tashmë janë zhvilluar dy javë në Superligën e Kosovës në futboll, raporton Zëri.info.

Lider i renditjes tabelare është Trepça'89 me katër pikë, aq sa ka edhe Ballkani.

Fitoren e parë këtë edicion pas dy xhirosh e ka regjistruar edhe Drita, e cila sot mposhti Flamurtarin me rezultat 3:0.

Duke e komentuar skuadrën e Dritës, trajneri i Vushtrrisë, Bekim Shotani thotë se gjilanasit janë për titull.

"Ferizaji ka filluar vonë me përgatitje dhe gjithçka tjetër", tha Dallku në "Arena Sportive", përcjell Zëri.info.

"Ndoshta investitorëve anglez nuk iu tregua se çfarë probleme ka pasur në brendësi", vlerësoi Dallku.

"Edhe trajneri Bekim Isufi erdhi me vonë. Fajin e kanë ata që i bëjnë politikat në klub", shtoi ai./Zëri.info