Lushtaku tregon disa faktorë që po ndikojnë në lëndimet e futbollistëve

Lushtaku tregon disa faktorë që po ndikojnë në lëndimet e futbollistëve

Sport August 25, 2019 - 22:10
Detajet

Tashmë janë zhvilluar dy javë në Superligën e Kosovës në futboll, raporton Zëri.info.

Lider i renditjes tabelare është Trepça'89 me katër pikë, aq sa ka edhe Ballkani.

Trajneri i Drenicës Tahir Lushtaku ka komentuar në mes të tjerash edhe lëndimet e futbollistëve në Kosovë.

Ai thotë se ka disa faktorë që ndikojnë.

"Shumë futbollistë po lëndohen për shkak edhe të përsëritjeve të tyre, por gjithashtu edhe për shkak të barit sintetik", tha Lushtaku në "Arena Sportive", përcjell Zëri.info.

"Si për shembull, fushat në Llap dhe në Ferizaj e Prizren dallojnë sikur nata me ditën", vlerësoi Lushtaku.

"Megjithatë, lëndimet mund të jenë edhe të rastësishme", shtoi ai./Zëri.info