Muharrem Sahiti e dërgon në

Muharrem Sahiti e dërgon në "qiell" futbollistin e Dritës

Sport August 25, 2019 - 23:35
Detajet

Trajneri i mirënjohur kosovar, Muharrem Sahiti, e ka vlerësuar lart transferin e ri të Dritës së Gjilanit, Izair Eminin, raporton Zëri.info.

Sahiti i cili punon edhe si ndihmës i Bernard Challandesit te Kosova, ka thënë se Emini është një ndër lojtarët më cilësor në futbollin e Kosovës.

"Izair Emini është një futbollist tejet cilësor. Luan në të dyja anët dhe ka aftësi të mëdha teknike dhe para golit. Ai do ta bëjë dallimin pasi ka shumë cilësi", ka thënë Muharrem Sahiti për emisionin 'Koha Shtesë' në SuperSport Kosova, përcjell Zëri.info.

Emini ndaj Ferizajt e realizoi golin e parë në kampionatin kosovar në fitoren e Dritës me rezultst 4:0.

Emini ka luajtur edhe te Shkëndija e Tetovës, Shkupi dhe Kukësi në Shqipëri. /Zëri.info