Para ndeshjes me Kosovën, futbollisti i Anglisë zbulon kërcënimet me vdekje që ka marrë nga tifozët

Para ndeshjes me Kosovën, futbollisti i Anglisë zbulon kërcënimet me vdekje që ka marrë nga tifozët

Sport shtator 09, 2019 - 20:55
Detajet

Mesfushori i Anglisë Declan Rice ka treguar për kërcënimet me vdekje që ka marrë dhe abuzimet 'online' pasi vendosi t'i përfaqësojë 'Tre Luanët' para Republikës së Irlandës.

Ylli i West Hamit ka qenë i rregulltë për grupmoshat e reja të Irlandës derisa ka bërë tri paraqitje në skuadrën e parë, shkruan Zëri.info.

Megjithatë, asnjëra prej atyre ndeshjeve nuk ishte në kompeticione zyrtare.

Më herët këtë vit, 22-vjeçari vendosi ta përfaqësojë Anglinë - një vendim që është pritur keq nga irlandezët.

Image

Rice që nga atëherë ka mahnitur me klubin dhe Kombëtaren, derisa pritet ta bëjë paraqitjen e pestë kundër Kosovës nesër në eliminatoret e "Euro 2020".

"Kam pasur disa kërcënime, njerëzit më thonin se do të më vinin në shtëpi. Kishte kërcënime ndaj meje dhe familjes sime", tha fillimisht Rice.

"Nuk jam frikësuar asnjëherë sepse jam mësuar. Ishte paksa e vështirë, pasi përmendej nëna dhe babai im", tregoi Rice./Zëri.info