Prindërit e tij janë nga Dragashi, futbollisti i lindur në Beograd: Nuk më njohin dhe nuk ndihem shqiptar

Prindërit e tij janë nga Dragashi, futbollisti i lindur në Beograd: Nuk më njohin dhe nuk ndihem shqiptar

Sport shtator 10, 2019 - 10:35
Detajet

Njëri prej futbollistëve të Luksemburgut që do të luajë kundër Serbisë për kualifikimet e Kampionatit Evropian të vitit 2020 është sulmuesi Daniel Sinani, transmeton zeri.info

“Në shikim të parë, shumëkush mund të mendojë që është shqiptar, me origjinë nga e ashtuquajtura Kosovë, që është i motivuar fuqishëm ndaj serbëve, por, ai është 20-vjeçar i lindur në Beograd që u shpërngul në Luksemburg me familjen e tij”, shkruan “telegraf.rs”.

“Prindërit e mi kanë lindur dhe janë rritur në Dragashin e Kosovës, por unë kam lindur në Beograd, ashtu si vëllai im David. Është normale që askush në Shqipëri nuk më njeh mua sepse nuk jam shqiptar. E di se mendojnë që jam, por unë nuk kam asgjë me Shqipërinë. Unë jam rritur në Serbi dhe në Luksemburg dhe nuk flas shqip”, tha futbollisti./Zëri