Valon Berisha e komenton rastin e penalltisë kur ia kërkoi Muriqit, kush i ka pritur këto fjalë?

Valon Berisha e komenton rastin e penalltisë kur ia kërkoi Muriqit, kush i ka pritur këto fjalë?

Sport shtator 10, 2019 - 23:12
Detajet

Kosova e ka pësuar humbjen e parë në eliminatoret e Kampionatit Evropian "Euro 2020" nga Anglia me rezultat 5:3.

Një ndeshje spektakolare, pasi që në pjesën e parë Kosova u paraqit dobët, ndërsa në të dytë skuadra ishte më mirë, shkruan Zëri.info.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin "St Mary's Stadium" në Southampton u shënuan plotë tetë gola.

Valon Berisha shkëleu sonte duke i realizuar dy gola të bukur Anglisë në Southampton, derisa kishte rast edhe për tre-golësh.

Megjithatë penalltinë ia lejoi ta gjuajë Vedat Muriqit, për të cilin thotë:

"Vedat Muriqin e kam vëlla. Desha të shënojë het-trik. Ne jemi si familje dhe e përgëzoj Vedatin për golin"./Zëri.info