Capital T vjen me super-ofertë për fansat e tij pas ndeshjeve të sotme të Kosovës dhe Shqipërisë

Capital T vjen me super-ofertë për fansat e tij pas ndeshjeve të sotme të Kosovës dhe Shqipërisë

Sport shtator 11, 2019 - 00:25
Zbuloni detajet

Këngëtari i mirënjohur kosovar, Trim Ademi i njohur si Capital T, është entuziazmuar me ndeshjen e sotme të Kosovës ndaj Anglisë dhe Kombëtaren e Shqipërisë, shkruan Zëri.info.

"Sot i kemi shënuar shtatë gola kundër dy ekipe shumë të forta evropiane, Kosovë dhe Shqipëri. Jam shumë i lumtur dhe shumë krenar me këtë rast do ta bëjë super-ofertë për koncertin në Tiranë, Zona A 10 euro, zona B pesë euro. Ju pres me 19 shtator në Tiranë. Jemi më të mirët", ka thënë Capital T në një video të postuar në Facebook, përcjell Zëri.info.

Capital T është djali i kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Kujtojmë se Kosova humbi nga Anglia me rezultat 5:3 kurse Shqipëria e mposhti Islandën me shifrat 4:2.

Këto ndeshje i takuan kualifikimeve për Kampionatin Evropian Euro 2020. /Zëri.info