Sterling reagon pas fitores së vështirë të Kosovës, vlerëson paraqitjen e tij në këtë mënyrë

Sterling reagon pas fitores së vështirë të Kosovës, vlerëson paraqitjen e tij në këtë mënyrë

Sport shtator 11, 2019 - 09:35
Detajet

Raheem Sterling i ka shijuar muajt e fundit – por ai e di se ende ka punë për të bërë që të konsiderohet njëri prej më të mirëve në botë.

Sterling e drejtoi Anglinë drejt fitores 5:3 përballë Kosovës në mbrëmjen e së mërkurës dhe ka qenë në formë fantastike këtë vit, shkruan Zëri.info.

Kjo ka bërë që futbollisti i Manchester Cityt të vlerësohet lart, megjithatë ai mendon se ka ende kohë për t’i arritur këto standarde.

Pas ndeshjes kundër Kosovës, Sterling u pyet nëse ka arritur nivelin e Cristian Ronaldos apo Lionel Messit.

Image

“Siç e shihni këta futbollistë janë në nivele të larta, jo vetëm për dy apo tre edicione, por edhe për gjithë karrierën”, tha Sterling.

“Jam për herë të parë në nivel të lartë dhe unë duhet të vazhdoj”, vlerësoi Sterling.

“Mendoj se ishte paraqitja ime më e mirë për Anglinë. Nuk më pëlqen t’i shikoj statistikat”, shtoi ai./Zëri.info