Reagimi emocional i Amir Rrahmanit pas humbjes nga Anglia në 'St Mary's Stadium'

Reagimi emocional i Amir Rrahmanit pas humbjes nga Anglia në 'St Mary's Stadium'

Sport shtator 11, 2019 - 09:49
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës pësoi humbje dinjitoze nga Anglia në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Në ndeshjen e zhvilluar në “St Mary’s Stadium”, Kosova pësoi humbje me rezultat 5:3 nga “Tre Luanët”, shkruan Zëri.info.

Përkundër humbjes, djelmoshat e Bernard Challandes bën një paraqitje të mirë në fushën e lojës.

Pas ndeshjes, mbrojtësi dhe kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani reagoi përmes rrjeteve sociale duke shprehur zhgënjimin për rezultatin.

Megjithatë, ai falënderoi tifozët për mbështetjen e madhe në tribuna.

“Kosovë na falni për rezultatin. Në Southampton u ndjemë si në shtëpinë tonë. Faleminderit të gjithëve”, shkroi Amir Rrahmani në “Instagram”./Zëri.info

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Kosove na falni per rezultatin. Ne Southempton u ndiem si ne shtepine tone. Faleminderit te gjithve. ë

A post shared by Amir Rrahmani (@amir_rrahmani13) on