'Bomba' vjen nga Parisi: Gazeta franceze jep lajmin e madh për Michael Schumacher

'Bomba' vjen nga Parisi: Gazeta franceze jep lajmin e madh për Michael Schumacher

Sport shtator 11, 2019 - 13:48
Detajet

Michael Schumacherit raportohet se i është kthyer vetëdija pasi një trajtimi që ka marrë në në Paris, raportojnë mediat franceze.

Të hënën, ish-piloti gjerman është dërguar me ambulancë në një spital privat në Paris për ‘trajtim sekret’, shkruan Zëri.info.

Tani besohet se ka pasur zhvillime të mëdha në gjendjen e legjendës së Formula 1, i cili po trajtohet në spitalin “Georges Pompidou”.

“La Parisien” raporton se Schumacher është pranuar për transfusion të qelizave, trajtim i cili ka shkuar shumë mirë.

Image

Menaxhmenti i Schumacher nuk ka pranuar ta komentojë këtë raporton dhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare nga spitali në lidhje me gjendjen aktuale të gjermanit.

Sidoqoftë, gazeta franceze ka një infermiere ka mësuar se Schumacher ka treguar shenja të shërimit.

“Po, Schumacher është duke u trajtuar. Mund t’ju siguroj se ai është me vetëdije”, tha infermierja për gazetën./Zëri.info