Dalin pamjet nga tuneli, ja çfarë ndodhi mes lojtarëve të Kosovës dhe atyre të Anglisë

Dalin pamjet nga tuneli, ja çfarë ndodhi mes lojtarëve të Kosovës dhe atyre të Anglisë

Sport shtator 11, 2019 - 16:25

Ditën e djeshme Kosova dështoi të marrë pikë kundër Anglisë, në ndeshjen e zhvilluar në Sauthempton.

Sfida përfundoi me rezultatin 5-3, në favor të “Tre Luanëve”, në një ndeshje ku Kosova tregoi një paraqitje shumë të mirë përballë një kundërshtari shumë të fortë. Në përfundim të ndeshjes futbollistët e Kosovës kanë shkëmbyer fanellat e tyre, me lojtarët e Anglisë.

Federata Angleze e Futbollit, ka publikuar pamjet nga tuneli, para fillimit të ndeshjes dhe pas përfundimit të saj. Në videon e publikuar, shihen disa nga futbollistët e Kosvës teksa shkëmbejnë fanellat me ata të kombëtares angleze.

Atdhe Nuhiu i cili aktivizohet me Shefild në Angli, ka shkëmbyer fanellën me mesfushorin e Chelseat, Ros Barkley. Ndërsa portieri Aron Muriç, e ka shkëmbyer fanellën e tij me lojtarin e Citytt, Rahim Sterling.