Lajm i mirë për Milanin, zbulohet data e rikthimit të Mattia Caldaras

Lajm i mirë për Milanin, zbulohet data e rikthimit të Mattia Caldaras

Sport shtator 11, 2019 - 17:50
Detajet

Mbrojtësi i Milanit, Mattia Caldara është shumë afër rikthimit nga lëndimit, raporton “Calciomercato”, transmeton zeri.info

Caldara ka vuajtur me lëndime që prej kalimit të tij nga Juventusi te Milani në verën e kaluar.

Mbrojtësi pritet që të jetë i gatshëm në mes të tetorit, gjatë ndeshjeve të kombëtareve, nëse të gjitha gjërat shkojnë sipas planeve.

Rikthimi i tij padyshim që do të jetë i mirëseardhur për trajnerin Marco Giampaolo.

Caldara shpesh herë është shikuar si partneri më i mundshëm i kapitenit, Alessio Romagnoli në mbrojtje./Zëri