Mediumi anglez: Pse nuk luan Shaqiri te Liverpooli?

Mediumi anglez: Pse nuk luan Shaqiri te Liverpooli?

Sport shtator 11, 2019 - 18:20
Detajet

Mediumi anglez “Liverpool Echo” ka bërë një shkrim për shkak të situatës si rezervist të Xherdan Shaqirit, transmeton zeri.info

Ai mori vëmendje me mungesën e tij në ndeshjet e Zvicrës ndaj Irlandës dhe Gjibraltarit, por Shaqiri është një temë e përsëritur. Situata vazhdon të jetë e njëjtë në Liverpool

Shaqiri ka vetëm 5 minuta në Premierligë këtë edicion. Por, pavarësisht rolit si rezervsit, ai ka edhe një problem tjetër në Angli.

“Liverpool Echo” ka analizuar se pse ai gjendet në bankën rezervë dhe se në çfarë rrethanash mund të ndryshojë situata.

Rezultati: Shaqiri nuk mund të jetë i rregullt nën trajnerin Jurgen Klopp – por ai është një aset i nevojshëm në një mënyrë të lojës ndaj kundërshtarëve. Sidomos, kur kampioni evropian të kalojë në 4-2-3-1 ndaj një kundërshtari më mbrojtës nga sistemi i famshëm 4-3-3.

Titullar ndaj Newcastlet?

Kjo është arsyeja pse koha e Shaqirit mund të jetë ndaj Newcastlet këtë të shtunë. Newcastle e ofron skenarin për misionin e Shaqirit. Kundërshtari i ardhshëm i “të kuqve” e ka posedimit më të ulët të topit në ligë me vetëm 33.3% dhe deri më tani është e pashfaqur në sulm dhe mbështetet në mbrojtje. Analiza thotë se loja e Shaqirit është shumë direkte. Ai nuk heziton që të ndërmarrë rreziqe. Për shkak se Newcastle mund të bëjë pak pas humbjes së topit të Liverpoolit, Klopp mund të vendosë për Shaqirin.

Një javë më vonë ndaj Chelseat, Shaqa sigurisht që duhet të rikthehet përsëri në bankinë. Por, sipas “Liverpool Echo” ai mund të kthehet në lojë ndaj Sheffieldit.

Shumë i vogël për standarde të mbrojtjes

Në fakt, edhe kundërshtari u fundit, Burnley mund të jetë i përshtatshëm për aftësitë e Shaqirit. Por, mediumi anglez shkruan: “Burnley është fizikisht shumë i fortë dhe janë të rrezikshëm në situata të ndërprerjeve. Shaqiri është i gjatë vetëm 1.69 metra. Një mision do të ishte jo efikas”.

Për këtë arsye, Shaqiri mund të luajë ndaj kundërshtarëve si Aston Villa, Broghton dhe Ëatford dhe kundërshtarëve më të dobët në kupë. Ai duhet të presë për mundësine e tij dhe më pas të shkëlqejë./Zëri