Modelja që e akuzoi Neymarin për përdhunim, akuzohet për shpifje dhe zhvatje

Modelja që e akuzoi Neymarin për përdhunim, akuzohet për shpifje dhe zhvatje

Sport shtator 11, 2019 - 19:03
Detajet

Najila Trindade bëri një akuzë për përdhunim ndaj Neymarit pas rikthimit të saj në Brazil nga udhëtimi për në Paris në muajin maj, transmeton zeri.info

Gjyqtarët para pak kohësh i kishin hedhur poshtë akuzat e saj ndaj yllit brazilian.

Ndërkohë, të martën policia në Sao Paulo thotë se e kanë akuzuar modelen braziliane për shpifje, akuza të rreme dhe zhvatje.

Ish-partneri i saj, Estivens Alves gjithashtu akuzohet për zbulim të përmbajtjeve erotike, që ishte publikuar “online”.

Vendimi final për këtë çështje do t’i lihet një gjykatësi./Zëri

Image