Mitrovica pëson debakël në Ligën e Kampionëve

Mitrovica pëson debakël në Ligën e Kampionëve

Sport shtator 11, 2019 - 19:51
Detajet

Klubi i futbollit të femrave, Mitrovia ka pësuar një humbje të thellë nga Wolfsburgu, në ndeshjen e parë të fazës së gjashtëmbëdhjetës së finales së Ligës së Kampionëve, shkruan zeri.info 

Vashat kosovare u mposhtën me rezultatin e thellë 10:0 në “Fadil Vokrri”.

Klubi gjerman ishte superior gjatë gjithë takimit, derisa pjesën e parë e mbyllën me tri gola.

Ewa Pajor e hapi serinë e golave për klubin gjerman në minutën e 14-të, ndërsa epërsinë e dyfishoi Noelle Maritz (28’).

Ndërkohë për rezultatin final të pjesës së parë u përkujdes Svenja Huth në minutën e 33-të.

Pjesa e dytë ishte edhe më e frytshme për klubin gjerman, që i gjeti edhe 7 gola të tjerë. Pernille Harder (46’, 48’) realizoi dy herë para se shifrat në 6:0 t’i çonte Maritz në minutën e 63-të.

Pernille Harder e kompletoi het-trikun e saj në minutën e 67-të.

Claudia Neto i realizoi dy gola në minutat 79’ dhe 85, kurse rezultatin final e vulosi Kristine Minde (87’).

Ndeshja e kthimit luhet pas dy javësh në Gjermani./Zëri