Ylli i Juventusit: Ndihem në faj kur shpenzoj 300-400 euro për një natë

Ylli i Juventusit: Ndihem në faj kur shpenzoj 300-400 euro për një natë

Sport September 12, 2019 - 22:07
Detajet

Mbrojtësi i Juventusit, Alex Sandro ka dhënë një intevistë për gazetarin brazilian, Raiam Santos, derisa ka folur për jetën e tij personale, transmeton zeri.info

Reprezentuesi brazilian ka folur për fillimet e vështira në karrierën e tij.

“Kur shkova te Atletico Paranaense, me 15 vjet, unë përfitoja 100 dollarë në muaj. Klubi pagoi për akomodimin tim, ushqimin dhe arsimimin, kështu që unë i shpenoja 50 dhe i ruaja 50. Arritja ime e parë e madhe në futboll ishte kur paguhesha 300 dollarë dhe iu dhuroja prindërve të mi për shpenimet e shtëpisë”, ka thënë ai.

“Shumë herë unë dalë jashtë me familjen time dhe shpenzoj 300 apo 400 euro. Pastaj, mendoj për shumë brazilianë dhe ndjehem në faj për shpenzimin e atyre parave për vetëm një natë”, shtoi braziliani./Zëri