E pazakontë, refuzon të zëvendësohet lojtarët e nxjerrin me zor jashtë

E pazakontë, refuzon të zëvendësohet lojtarët e nxjerrin me zor jashtë

Sport September 14, 2019 - 11:56

Ndodh që të shohim që futbollistë të ndryshëm të refuzojnë zëvendësimin dhe rasti që të vjen direkt në mendje është ai i portieri të Çelsit, Kepa Arizabalaga, i cili refuzoi të largohej nga fusha e lojës edhe pse Sarri ia kërkonte diçka të tillë në një ndeshje kundër Sitit.kepa sarri

Një situatë e njëjtë ka ndodhur edhe në kampionatin rus, gjatë zhvillimit të ndeshjes midis Zenitit Shën Petersburg dhe Arsenal Tula.

Në minutën e 75’ të ndeshjes trajneri i Zenitit i kishte kërkuar sulmuesit iranian Serdar Azmoun, të largohej nga fusha e lojës për t’i lënë vendin një lojtari tjetër. Por 24-vjeçari kishte refuzuar të largohej, duke kthyer kokën nga krahu tjetër edhe pse arbitri i bënte me shenjë të largohej.

Në këto momente sulmuesi tjetër i Zenitit, Artem Dzjuba, i mërzitur nga veprimi i shokut të tij të skuadrës, e merr atë me zor dhe e largon nga fusha e lojës.

Për më shumë shikoni videon: