Sa shumë vuajtje për Real Madridin

Sa shumë vuajtje për Real Madridin

Sport September 14, 2019 - 14:59
Detajet

Real Madridi ka marrë një fitore të vuajtur me rezultatin 3-2 ndaj Levantes. Një rezultat i çuditshëm, pasi u mendua se do të ishte gjithçka e lehtë për ekipin e Zinedine Zidane që e mbylli pjesën e parë me rezultatin 3-0.

Benzema shënoi në minutën e 25' për 1-0. Francezi dërgoi një rrjetë një top të Carvajalit, ndërsa 6 minuta më vonë James e ftoi të përshëndeste rrjetën për 2-0. Reali shkoi në dhomat e zhveshjes me rezultatin 3-0, pasi Casemiro dërgoi në rrjetë

një top të Vinicius në minutën e 40'. Pjesa e dytë nisi me ritëm tjetër me miqtë që gjetën shumë shpejt golin me Borja

Mayoral. Sulmuesi i shënoi ekipit të tij, pasi është i huazuar nga Reali te Levante. Presioni i miqve vazhdoi dhe u shpërblye në minutën e 75' kur Malero dërgoi topin

në rrjetë për 3-2.

Minutat e fundit të lojës ishin me shumë ankth për Realin që mund të ndëshkohej sërish në rast se Courtois nuk do të tregohej i vëmendshëm në një goditje me kokë. Debutoi në këtë sfidë dhe Hazard që nga minuta e 60', por nuk la asnjë gjurmë. Belgu ishte dukshëm jashtëforme.