Superliga Live: Mbyllet ndeshja në Gjilan, Drita triumfon në derbi

Superliga Live: Mbyllet ndeshja në Gjilan, Drita triumfon në derbi

Sport September 14, 2019 - 15:08

Sot zhvillohet dy ndeshje jashtëzakonisht të mira në elitën futbollit kosovar. Padyshim vëmendja do të jetë në Gjilan atje ku ballafaqohet dy skuadrat rivale për titull, Drita e Feronikeli, shkruan Zëri.info.

Mobilizimi te këto dy skuadra është shumë i madh, pasi të dyja e duan fitore, dhe me të drejtë pritet ndeshje e fortë.

Një sfidë tjetër interesant është në Skenderaj ku ndeshën Drenica e Gjilan dy skuadra këto që po kalojnë formë të mirë.

Live

Drita – Feronikeli 1:0

Myllet ndeshja

65' Da Silva në rast ideal për ta barazuar rezultatin por portieri Tofiloski i Dritës, pret gjuajtjen e tij

46' Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

47+' Drita shënon gol përmes Hamdi Namanit që shënon me kokë, pas një topi të kthyer nga shtylla të cilën e goditi Bunjamin Shabani.

45' Drita kërkon penallti në minutat shtesë gjyqtari Genc Nuza hesht.

35' Pesëmbdhjetminuta pa përfunduar pjesa e parë, vazhdon të mbetet rezultati 0:0. Skuadrat janë bukur shumë të kujdesshme dhe nuk po lëshohen shumë në aventura. në këtë periudhë kemi shumë ndërprerje për shkak të lëndimeve të lojtarëve ku nuk po mungojnë duelet

Ndeshja ka nisur me ritëm të mirë nga të dyja anët, derisa kanë kaluar 10 minuta lojë por pa ndonjë rast për t’u theksuar.

Formacionet:

Drita: Tofiloski, Gërbeshi, Cuculi, Leci, Limani, B.Shabani Namani, Emini, B.Shabani, Xh.Shabani, Haxhimusa. Kryetrajner: Ardian Nuhiu.

Feronikeli: Troshupa, Lladrovci, Prekazi, Islami, Thaqi, Dabiqaj, Bojku, Fazliu, Da Silva, Hoti, Rexha. Kryetrajner: Dejan Vukiçeviq

Drenica – Gjilani 0:2

Mbyllet ndeshja 

90+5, Gjilani shumë afër fitores së tretë radhazi

75', Useini i Gjilanit përjashtohet me karton të kuq

64’ Gjilani ka dyfishuar epërsinë është Januzi që ka shënuar një gol të bukur

60’, Drenica po bën presion por Gjilani vazhdon të mbrohet mirë dhe po e menaxhon epërsinë e pjesës së parë

60’ Drenica po bën presion por Gjilani vazhdon të mbrohet mirë dhe po e menaxhon epërsinë e pjesës së parë

46' nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

37' Azem Bejta i Drenicës  gjuan furishëm por topi kalon mbi portë.

35', Drenica i ka shpeshtuar sulmet drejt portës gjilanase por pa gjetur rrugën e golit. Drenica po e donimon ndeshjen kur kanë mbetur 10 minuta pa u mbyllur pjesa e parë

16', Gjilani ka shënuar gol përmes Gerhard Prognit.

Gjilani drejt Drenicës ka udhëtuar për fitore dhe kjo po vërehet në 10 minutat e parë, megjithatë edhe Drenica duket shumë e rrezikshme.

Formacionet:

Drenica: Ymeri, Balde, Sykaj, Bejta, Lushtaku, Thaqi, Hamiti, Mustafa, Hysa, Mëziu, Harmon.  Kryetrajner: Tahir Lushtaku

Gjilani: Haxhihamza, Rapa, Kastrati, Ferreira, Frashëri, Shabani, Useini, Jonuzi, Greca, Progni Busiç.  Kryetrajner: Gentjan Mezani