Vukiçeviq inatoset në disa lojtarë të Niklit: Ky është komenti i tij

Vukiçeviq inatoset në disa lojtarë të Niklit: Ky është komenti i tij

Sport September 14, 2019 - 18:20

Feronikeli ka pësuar humbje në derbin e javës së 4të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll pasi është mposhtur nga Drita me rezultat 1:0.

trajneri i Feronikelit Dejan Vukiçeviq është parë i dëshpëruar pas ndeshjes derisa ka kritikuar disa lojtarët.

“Nuk dua të flas me emër por disa lojtarë nuk janë në nivelin e kërkuar. Në ndeshje të tilla çfarë ishte sot një gabim të ndëshkon. U munduam ta marrim lojën në dorë kishim disa raste por nuk shënuam. Nëse jemi korrekt them se sot nuk e kemi merituar humbjen. Gjithsesi, lojtarët duhet ta dinë që loja nuk fitohet vetëm me gjokes dhe forcë, ata duhet luajtur edhe me kokë”, ka thënë Vukiçeviq për Supersport, duke shtuar se deri në fund ka shumë ndeshje dhe asgjë nuk ka përfunduar. /Zëri.info.