Kampioni i shumëfishtë i Anglisë dërgon skoutë në ndjekje të Vedat Muriqit

Kampioni i shumëfishtë i Anglisë dërgon skoutë në ndjekje të Vedat Muriqit

Sport September 15, 2019 - 17:40
Detajet

Manchester Unitedi është duke e monitoruar sistuatën e sulmuesit 25-vjeçar të Fenerbahçes dhe Kosovës Vedat Muriqi.

Reprezentuesi i Kosovës iu bashkua klubit turk këtë verë pas një edicioni mahnitës me Çaykur Rizesporin, ku shënoi 17 gola në 34 paraqitje në Superligën e Turqisë, shkruan Zëri.info.

Muriqi e ka nisur mbarë me Fenerbahçen duke shënuar dy gola në tri ndeshjet e para kampionale, derisa 'Kanarinat e Verdha' renditen aktualisht në vendin e dytë në tabelë.

Sulmuesi prizrenas ka shënuar gol edhe në dy ndeshjet e fundit eliminatore të 'Euro 2020' për Kosovën kundër Çekisë dhe Anglisë.

Sipas "Express", skoutët e Manchester Unitedit janë duke e monitoruar vazhdimisht Muriqin, ashtu si edhe Tottenham Hotspur.

"Djajtë e Kuq" kanë në dispozicion Marcus Rashford, Anthony Martial, Daniel James dhe Mason Greenwood, megjithatë kampioni i shumëfishtë i Anglisë synon edhe Muriqin./Zëri.info