Pas humbjes nga Flamurtari, trajneri i Dukagjinit ka fjalë të mëdha për futbollistët e tij

Pas humbjes nga Flamurtari, trajneri i Dukagjinit ka fjalë të mëdha për futbollistët e tij

Sport September 15, 2019 - 18:43
Detajet


Dukagjini i Klinës vazhdon të zhgënjejë tifozët që prej rikthimit në Superligën e Kosovës.

Sot, skuadra e Xhengis Rexhepit ka humbur në kryeqytet nga skuadra e Artim Shaqirit Flamurtari me rezultat 2:0, shkruan Zëri.info.

Pas ndeshjes, trajneri shqiptar ka zbuluar edhe 'defektin' e futbollistëve të tij.

"Dominuam ndeshjen, krijuam shumë raste por golat i pranuam shumë lehtë dhe nuk është dashur t’i pranonim”, tha Rexhepi për "SuperSport".

“Ne ishim fitues, luajtëm bukur dhe besoj se nuk do të kemi problem ndaj skuadrave edhe më të forta”. vlerësoi Rexhepi.

“Problemi më i madh tek në është se futbollistët janë jashtë elementit për lojë, sidomos lojtarët që kemi me bagazh të madh. Lojtarët po mendojnë që janë ende në Ligën e Parë pra ky është problem”, potencoi ai./Zëri.info