Nuk mund t’i thuhet jo PSG-së

Nuk mund t’i thuhet jo PSG-së

Sport September 16, 2019 - 12:02
Detajet

Gruaja dhe agjentja e Mauro Icardit, Wanda Nara thotë se askush nuk mund t’i thotë jo Paris Saint-Germainit, derisa e lavdëroi klubin francez për mikpritjen që i bëri sulmuesit argjentinas, transmeton zeri.info

Icardi iu bashkua Paris Saint-Germainit në formë huazimi në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Reprezentuesi argjentinas luajti për rreth 30 minuta në fitoren e klubit parisien 1:0 ndaj Strasbourgut.

“Jam shumë e lumtur, ndeshja shkoi mirë. Goli i Neymarit ishte i çmendur. Unë nuk e njihja stadiumin mirë, por pati një mirëseardhje të madhe për Mauran dhe tifozët e përkrahën ekipin nga fillimi deri në fund”, tha ajo.

“Askush nuk mund t’i thotë jo PSG-së”, shtoi Nara./Zëri