Muriqi mund ta kishte zgjedhur Turqinë, por ...

Muriqi mund ta kishte zgjedhur Turqinë, por ...

Sport September 16, 2019 - 13:47
Detajet

Vedat Muriqi është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyeshme së fundmi, transmeton zeri.info

Sulmuesi prizrenas ka shënuar 2 gola në 3 paraqitje me Fenerbahcen, derisa realizoi 2 herë edhe për Kosovën në sfidat ndaj Çekisë dhe Anglisë.

Por, Muriqi mund të kishte zgjedhur të luante për përfaqësuesen e Turqisë.

Këtë gjë e ka zbuluar ish-presidenti i klubit turk, Giresunspor Mustafa Temel Bozbag i cili e mori nga Teuta për të luajtur në Turqi para 5 vitesh, kur Muriqi ishte vetëm 20 vjeç.

“I jam lutur që të luajë për kombëtaren tonë. Kam folur me të gjithë, por nuk më kanë kthyer përgjigje. Muriqi e kishte pasaportën turke. Unë nuk i njoh shumë detajet sesi punohet te kombëtarja. Unë jam mahnitur me të. E ka ndjekur edhe trajneri i Turqisë U-21 asokohe, Abdullah Ercan, për ta parë në një ndeshje dhe i pëlqeu. Por sulmuesi tha se procedurat po hasnin shumë probleme dhe nuk po zgjidheshin, kështu që pranoi ftesën e Kosovës”, ka thënë Mustafa Temel Bozbag./Zëri