Analisti italian bën komente raciste ndaj Lukakut, përjashtohet nga televizioni

Analisti italian bën komente raciste ndaj Lukakut, përjashtohet nga televizioni

Sport September 16, 2019 - 14:01
Detajet

Një analist italian është kritikuar shumë dhe është përjashtuar nga televizioni “TopCalcio24” pasi bëri komente raciste ndaj sulmuesit të Interit, Romelu Lukaku.

Luciano Passirani, një analist i ftuar në studio, tha për Lukakun: “Nëse ata shkojnë në duel një me një me të, je i vdekur, ju bini në tokë. Ju keni të drejtë nëse i keni 10 banane për t’ia dhënë atij për të ngrënë, përndryshe ...”.

Drejtori i televizionit, Fabio Ravezzani doli menjëherë në transmetim pas këtyre komenteve dhe kërko falje para se tregonte se Passirani nuk do të lejohej më që të punonte në televizion.

Lukaku ka qenë objekt i shumë incidenteve raciste që prej kalimit të tij nga Manchester Unitedi te Interi këtë verë.

Ai u abuzua në baza racore nga tifozët e Cagliarit në fitoren 2:1 të Interit më 1 shtator./Zëri