Rrëfehet trajneri kosovar: Refuzova tri oferta super-luksoze, sepse ia 'shtriva dorën' skuadrës së zemrës

Rrëfehet trajneri kosovar: Refuzova tri oferta super-luksoze, sepse ia 'shtriva dorën' skuadrës së zemrës

Sport September 16, 2019 - 19:01
Detajet

Trajneri i Flamurtarit Artim Shaqiri dhe ish-trajneri i Vushtrrisë Bekim Shotani janë të ftuar në emisionin "90 Plus" i cili transmetohet në TV Zëri.

Bekim Shotani së fundmi ishte pjesë e Vushtrrisë, por që u shkarkua nga klubi për shkak të rezultateve të dobëta, shkruan Zëri.info.

Tani, Shotani ka zbuluar se ka refuzuar oferta të mëdha, për ta drejtuar skuadrën e zemrës.

Image

"Nuk jam larguar nga Vushtrria, ata më kanë larguar. Duhet të jemi të sinqertë në këtë drejtim", tha Shotani në "90 Plus", përcjell Zëri.info.

"Kam pasur tri oferta para Vushtrrisë, njëra ka qenë tejet joshëse sa që ishte e vështirë të refuzohet", vlerësoi trajneri vushtrrias.

"Pra, kam pranuar ta ndihmoj skuadrën e qytetit tim dhe kam dashur t'ia shtrij dorën Vushtrrisë pasi ka qenë në një gjendje të vështirë", shtoi ai./Zëri.info