Përplasje e rëndë në ajër mes Vedat Muriqit dhe portierit të Alanyasporit, shikojeni përfundimin

Përplasje e rëndë në ajër mes Vedat Muriqit dhe portierit të Alanyasporit, shikojeni përfundimin

Sport September 16, 2019 - 19:56
Detajet

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Alanyasporit dhe Fenerbahçes në "Bahcesehir Okullari Stadium".

Derbi i javës së katërt në Superligën turke pas 45 minutave ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1, raporton Zëri.info.

Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi është duke luajtur nga minuta e parë derisa po bën një paraqitje solide në sulmin e Fenerbahçes.

Por, Muriqi ishte i përfshirë në një moment të rrezikshëm me portierin e Alanyasporit Marafona.

Kjo përplasje në ajër mes dy futbollistëve la në tokë portierin Marafona, i cili mbeti për pak çaste i lënduar.

Megjithatë, ai vazhdoi lojën pas trajtimit të suksesshëm të stafit mjekësor./Zëri.info