Vlerësimi i skoutit të Manchester Unitedit për Vedat Muriqin në paraqitjen ndaj Alanyasporit

Vlerësimi i skoutit të Manchester Unitedit për Vedat Muriqin në paraqitjen ndaj Alanyasporit

Sport September 17, 2019 - 11:35
Detajet

Manchester Unitedi është futur në garë për transferimin e sulmuesit të Fenerbahçes Vedat Muriqi, të cilin kërkon ta transferojë që në afatin kalimtar të janarit.

Futbollisti nga Prizreni është në formë mbresëlënëse me Fenerbahçen, derisa në katër ndeshjet e para të kampionatit turk ka shënuar dy gola, shkruan Zëri.info.

Edhe me Përfaqësuesen e Kosovës në dy ndeshjet e këtij muaji në eliminatoret e “Euro 2020”, Muriqi shënoi dy gola dhe dhuroi dy asistime kundër Republikës së Çekisë dhe Anglisë.

Image

Mediat turke bëjnë me dije se shefi i skoutëve të Manchester Unitedit Krsto Kiribalda ishte present në tribuna në ndeshjen që Fenerbahçe e humbi mbrëmë 3:1 nga Alanyaspor.

Megjithatë besohet se Kiribalda ka mbetur i mahnitur nga paraqitja e Muriqit në ndeshjen e djeshme.

Përveç Manchester Unitedit, për Muriqin interesohet edhe Atletico Madridi dhe Tottenhami./Zëri.info