Sokoli: Të rikthejmë vetëbesimin, besoj se do të prezantohemi mirë

Sokoli: Të rikthejmë vetëbesimin, besoj se do të prezantohemi mirë

Sport September 17, 2019 - 13:34
Detajet

Në javën e 5-të takohen rivalët e moçëm, skuadra e “minatorëve” pret bardhekaltrit nga kryeqendra.

Për Prishtinën është ndeshje jetike dhe domosdo do të tentoj të këndellet pas startit të kampionatit më të keq pas edicionit 2002/03 (atëkohë tre humbje rresht), përcjell Zëri.info.

Prishtina në tetë përballjet e fundit kundër Trepçës ’89 ka bilanc jashtëzakonisht të mirë, ka fituar 6 prej tyre (dy në “Riza Lushta”) dhe ka barazuar njëherë dhe është eliminuar një herë nga Kupa pas penalltive.

Po ashtu, në këto tetë ndeshje Trepça ’89 nuk i ka shënuar asnjë gol Prishtinës.

Image

Trajneri i Prishtinës Bylbyl Sokoli thotë se kjo është një ndeshje e rëndësishme, derisa pret më të mirën ka skuadra e tij.

“Ndeshje e rëndësishme ku do të mundohemi të rikthejmë vetëbesimin. Besoj se me një angazhim dhe me disiplinë në lojë do të prezantohemi siç është më së miri. Por, jemi edhe të hendikepuar, megjithëse kthehet Leonit Abazi, tani Ahmed Januzi ka një lëndim dhe do të na mungoj shumë, sepse ka qenë njëri prej futbollistëve të dalluar kundër Llapit, por do të shohim çfarë do të ndodh nesër”, ka thënë kryetrajneri, Bylbyl Sokoli për faqen zyrtare të klubit kryeqytetas./Zëri.info