Gjilani kryen përgatitjet e fundit para ndeshjes me Ballkanin

Gjilani kryen përgatitjet e fundit para ndeshjes me Ballkanin

Sport September 17, 2019 - 14:17
Detajet

Gjilani sot ka mbyllur përgatitjet për duelin e xhiros së pestë në Superligën e Kosovës, ku kuq e bardhët e zhvillojnë kundër Ballkanit, përcjell Zëri.info.

Stërvitja e sotme dhe e fundit para ndeshjes e cila zhvillohet ditën e nesërme, u zhvillua te fusha ndihmëse e cila zgjati për rreth një orë.

Futbollistët së bashku me shtabin teknik të skuadrës në stërvitjen e sotme punuan në detajet e fundit për këtë ndeshje.

Përveç ushtrimeve fizike futbollistët e Gentian Mezanit sot punuan edhe në vendosje.

Kujtojmë se ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit zhvillohet ditën e nesërme, me fillim nga ora 16:00 në Gjilan./Zëri.info

Image