Llorente i bie ‘pishman’ për Liverpoolin

Llorente i bie ‘pishman’ për Liverpoolin

Sport September 17, 2019 - 15:03
Detajet

Fernando Llorente thotë se do të ‘mungojë për hakmarrje’ kur Napoli të përballet me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve sonte.

Llorente e njeh Liverpoolin mjaft mirë që prej kohës kur luante te Swansea dhe Tottenhami, por që sulmuesi ka bërë të qartë se Carlo Ancelotti nuk ka nevojë për ekspertizën e tij, shkruan Zëri.info.

“Ancelotti i njeh kundërshtarët tanë mjaft mirë dhe ai i ka studiuar ata më mirë se gjithë ne”, tha fillimisht Llorente.

“Ne duhet ta bëjmë një ndeshje perfekte , të luajmë një lojë të mirë dhe t’i minimizojmë gabimet”, vlerësoi sulmuesi spanjoll.

“Liverpooli ka një skuadër të fortë dhe cilësore, nëse bëni gabime ndaj skuadrave të tilla, atëherë do t’iu kushtojë”, potencoi ish-sulmuesi i Athletic Bilbaos dhe Juventusit.

Paraqitja e fundit e Llorentes kundër Liverpoolit ishte në finalen e Ligës së Kampionëve në qershor, aty ku ish-skuadra e tij Tottenhami humbi 2:0.

Ndryshe, ndeshja e sontme mes Napolit dhe Liverpoolit në “San Paolo” zhvillohet nga ora 21:00./Zëri.info