Zidanet i pëlqen Pogba, të gjithë e dinë këtë

Zidanet i pëlqen Pogba, të gjithë e dinë këtë

Sport September 17, 2019 - 16:34
Detajet

Vëllai i Paul Pogbas, Mathias Pogba ka thënë se trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane e pëlqen mesfushorin e Manchester Unitedit dhe se të gjithë e dinë këtë, transmeton zeri.info 

Strategu francez e ka pranuar edhe vetë në këtë kaluarën simpatinë për Pogban dhe është shprehur se do të ishte e mirëseardhur për të që të punonte me futbollistin.

Ndërkohë, edhe vetë Pogba e kishte pranuar gjatë verës se është i hapur për sfida të reja në karrierë, por edhe një tjetër afat kalimtar kaloi pa ndonjë marrëveshje.

“Zidane deshi lojtarë, ai nuk i mori, por unë nuk kam asnjë dyshim që ai do të bëjë punën që i duhet të bëjë në mënyrë që ta çojë skuadrën në nivelin që dëshiron”, ka thënë Mathias.

“Mua më pëlqen Zidane dhe ai e pëlqen vëllain tim, të gjithë e dinë këtë”, shtoi ai, i cili gjithashtu u shpreh se thashethemet gjatë afateve kalimtare janë të zakonshme për Pogban. “Ka qenë normale për familjen time, neve nuk na interesin se çfarë thuhet në medie”, u shpreh vëllai i Pogbas./Zëri