Gjyqtarët e xhiros së pestë në Superligë, Besfort Kosumi delegohet në derbi

Gjyqtarët e xhiros së pestë në Superligë, Besfort Kosumi delegohet në derbi

Sport September 17, 2019 - 17:09
Detajet

Sot janë zbuluar gjyqtarët për ndeshjet e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës, transmeton zeri.info

Java e pestë e kampionatit do të zhvillohet këtë mesjavë, teksa të mërkurën dhe të enjten do të zhvillohen nga tri ndeshje.

Besfort Kosumi së bashku me Granit Hysenin dhe Elvis Bicajn do të ndajnë drejtësinë në duelin derbi të javës së pestë të Superligës së Kosovës ndërmjet Llapit dhe Dritës

Ndërkohë, gjyqtari Kreshnik Vula do të asistojë në këtë ndeshje si gjyqtarë i katërt.

Në ndeshjen Trepça ’89 - Prishtina janë deleguar Tefik Maloku si gjyqtar kryesorë, Driton Preniqi dhe Visar Kelmendi si asistentë dhe Arben Halilaj si gjyqtar i katërt.

Delegimet e plota të gjyqtarëve të javës së pestë i gjeni më poshtë:

Image