Tifozët ultras të Juventusit e bojkotojnë ndeshjen e radhës së klubit të tyre, kjo është arsyeja

Tifozët ultras të Juventusit e bojkotojnë ndeshjen e radhës së klubit të tyre, kjo është arsyeja

Sport September 17, 2019 - 17:47
Detajet

Tifozët ultras të Juventusit janë duke e bojkotuar ndeshjen e ardhshme të klubit italian në udhëtim te Atletico Madridi të mërkurën si shenjë proteste për arrestimet e fundit ndaj liderëve të grupit, transmeton zeri.info

Gjiganti torinez e nis nesër rrugëtimin në këtë edicion të Ligës së Kampionë, por nuk do të ketë tifozë sa kishte pritur.

E përditshmja italiane “Tuttosport” shkruan se tifozët ultras që i kishin blerë biletat për ndeshjen në Madridi kanë vendosur të qëndrojnë në shtëpi dhe të heqin dot nga udhëtimi i shtrenjtë si shenjë proteste ndaj klubit.

Kjo vjen pasi 12 liderë të grupeve ultras të Juventusit u arrestuan dje për konspiracione kriminale, shantazhe, shpëlarje parash dhe dhunë.

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka bashkëpunuar me hetuesit, duke thënë se tifozët e kishin kërcënuar klubin me thirrje raciste apo sjellje të tjera që do t’i sillnin gjoba klubit./Zëri